I sulmuan policët pasi i gjobitën, arrestohen dy persona në Prishtinë
Dy persona në Prishtinë janë arrestuar për sulm ndaj dy policëve.
Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 03.12.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.