I shuhen shpresat Haxhi Avdylit, Bislimi thotë se ministri i Shëndetësisë emërohet veç sipas formulës që formoi Qeverinë - NACIONALE

I shuhen shpresat Haxhi Avdylit, Bislimi thotë se ministri i Shëndetësisë emërohet veç sipas formulës që formoi Qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, po lë të kuptohet se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund të mos e pranojë propozimin e listës Guxo që Haxhi Avdyli të bëhet ministër i Shëndetësisë.

Bislimi në ATV deklaroi se “kur të gjendet ministri i ri, do ta nxjerrin në publik”.

“Jo, ne kemi ushtrues detyre të Ministrit. Kur ta gjejmë ministrin e ri, e nxjerrim në publik. Kurt ë vendosim se kush do të jetë”, tha ai.

Bislimi mes tjerash, tha se ministri i ri emërohet sipas formulës, pra asaj të koalicionit qeverisës, për të cilën tha se bëhet për një mandat, e jo për 6 muaj apo një vit.

“Arben Vitia përmes formulës e ka marrë këtë pozitë, formula bëhet për një mandat qeverisës, jo për gjashtë muaj apo një vit. Nuk e di kush e merr, Rifat Latifi nuk ka qenë në VV, ka qenë ndër më të mirët”, tha ai.

Bislimi shtoi se i njëjti parim ka vlejtur për Arben Vitinë dhe për Rifat Latifin.

Kujtojmë se dy kryetarët e Guxo, Faton Peci e Donika Gërvalla, publikisht kanë shprehur qëndrimin e tyre, e madje edhe i kanë bërë propozim Kurtit, që ta bëjë deputetin Haxhi Avdyli ministër.

Lajme të ngjashme