“I rrethuar nga policë”: Koci rrëfen detaje nga udhëtimi në Serbi për trupin e Faton Hajrizit - NACIONALE

“I rrethuar nga policë”: Koci rrëfen detaje nga udhëtimi në Serbi për trupin e Faton Hajrizit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arianit Koci, avokat, ka shkruar një status në të cilin ka rrëfyer ditën e djeshme kur shkoi ta kërkonte trupin e pajetë të Faton Hajrizit, i vrarë në Serbi pasi vrau një polic dhe plagosi një tjetër.

Koci ka treguar se në Lluznicë është pritur me habi e nervozë.

Në një moment, Koci thotë të jetë rrethuar nga shumë policë.

“I fokusuar në bisedë me shefin e ndrrimit të stacionit policor, përnjëherë e vërejta që jam i rrethuar prej shumë policëve.

Me sjellje të mira dhe profesionale, iu shpjegova rolin tim si avokat.

I dorëzova dokumentet e të vrarit nga policia, Faton Hajrizi.

5.

Askush nuk më tha që jam i arrestuar, por ishte e qartë: tani më nuk mund ta lëshoja stacionin e policisë, deri në urdhërin e rradhës.

E mbaja tempon e bisedës, duke e vëzhguar situatën rreth vetës, me “bisht të syrit”.” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Koci ka vlerësuar se kthimi i trupit të pajetë të Hajrizit është vetëm çështje kohe dhe procedurash.

Lajme të ngjashme