I riu që ia huqi adresës dhe konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij - NACIONALE

I riu që ia huqi adresës dhe konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shaqir Binaku, i riu i cili para Kuvendit të Kosovës i ndërhyu Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, madje duke e konfrontuar atë edhe fizikisht, i ka kërkuar falje të parit të PDK-së. I njejti ka thënë se është i vetdijshëm që opozita nuk ka faj në çështjen e Ligjit të Shtetësisë, pasi Ligji u sponzorizua dhe votua nga Vetëvendosje. Por, i njejti ka thënë se ishte i mllefosur me heshtjen e Hamzës dhe opozitës ndaj pushtetit.

E plotë:

Të nderuar miq dhe qytetarë,

Reagimin tim të sotëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike nuk e bëra sepse kisha diçka personale me të, e as nuk e akuzova se e ka votuar këtë ligj. Thjesht i thashë se duhet t'i vijë turp që po hesht për këtë ligj, dhe kjo është e vërteta e reagimit tim.

E pranoj se opozita nuk është fajtore për miratimin e këtij ligji, por besoj se po hesht për një çështje kaq të rëndësishme. Sot nuk dola në protestë për t'u ballafaquar me Bedri Hamzën. Dola si një i ri që nuk ia do të keqen vendit të tij dhe që dëshiron të ngrejë zërin për të mirën e qytetarëve.

Në atë moment nuk u acarova për të tërhequr vëmendje, por nga mllefi dhe shqetësimi që ndjeva për situatën. Nëse Bedri Hamza mendon se me reagimin tim i kam cenuar integritetin, i kërkoj falje publike. Nuk kam pasur asgjë personale ndaj tij; kam dashur vetëm t'ia bëj me dije se, sipas bindjes sime, nuk duhet të heshtet për çështje që prekin interesin e qytetarëve.

Unë, si i ri i këtij vendi, nuk do të ndalem kurrë së ngrituri zërin për të mirën e popullit. Nuk do ta ndal zërin tim, as si qytetar e as si aktivist politik.

I juaji,

Shaqir Binaku

Lajme të ngjashme