I riu nga Ferizaj e bën për spital vëllain e tij të mitur: Dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj.
Atje një qytetar e ka sulmuar vëllain e tij të mitur duke e bërë për spital.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, vëllain e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.