I ra kulmi mbi kokë, qytetares i largohet aparatura për frymëmarrje: Gjendja është stabile - NACIONALE

I ra kulmi mbi kokë, qytetares i largohet aparatura për frymëmarrje: Gjendja është stabile

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Muajin e kaluar, një qytetare u lëndua rëndë pas rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Që nga atëherë, qytetarja, që është motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani, është duke u trajtuar në QKUK. Në një përgjigje për Telegrafin, Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intenziv në QKUK, ka njoftuar se gjendja e qytetares është stabile.

“Gjendja është stabile, por ka ende nevojë të marrë trajtimin mjekësor edhe më tutje në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare. Sa i përket parametrave vital prezantohet të jetë realisht stabile për momentin. Ne kemi arritur që ta lirojmë nga aparatura mjekësore e frymëmarrjes. Pacientja ka nevojë edhe më tutje të monitorohet dhe të marrë trajtimin në njësinë e Mjekimit Intensiv edhe në ditët e ardhshme”, tha Uka për Telegrafin.

Lajme të ngjashme