I publikohet një video Arben Vitisë: Mua më njohin qytetarët, s’kthehem në ministrinë e Shëndetësisë - NACIONALE

I publikohet një video Arben Vitisë: Mua më njohin qytetarët, s’kthehem në ministrinë e Shëndetësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video e bërë nga një emision në televizionin “ATV”, ku i ftuar ishte Arben Vitia, që sot u emërua ministër i Shëndetësisë për herën e dytë në Qeverinë Kurti II, po qarkullon nëpër rjet e sociale.

Ai në këtë video, dëgjohet duke thënë se qytetarët e njohin dhe se nuk do të kthehet më në pozitën e mëparshme, pra si ministër i Shëndetësisë.

“Momentin që kam dhënë dorëheqje, nuk kam plan të kthehem në ministrinë e Shëndetësisë, ata që më njohin, besoj që më njohin edhe qytetarët, misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë.” – dëgjohet duke thënë Vitia.

Të njëjtën deklaratë, ai e dha edhe pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë.

Nacionale e kishte pyetur z. Vitia se a do të ishte ministër i ri pikërisht më 6 tetor, por këto kishin qenë fjalët e tij:

“Jo, nuk kam asnjë interesim. Nuk kam qenë në dijeni më herët, është lajm ky që sapo më thatë,”na kishte thënë ai.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës sot përmes një njoftimi për media konfirmoi se z.Vitia, është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme