Musliu i përgjigjet presidentes Osmani: Pse nuk e keni ngritur kurrë çështjen e UÇK-së? - NACIONALE

Musliu i përgjigjet presidentes Osmani: Pse nuk e keni ngritur kurrë çështjen e UÇK-së?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.

Musliu shpjegon se Shqipëria duhet të falënderohet për aktin e miratimit të rezolutës kundër Dick Martit, sepse institucionet e Kosovës qëndruan të heshtura deri më sot në lidhje me këtë temë.Musliu shpjegon se Shqipëria duhet të falënderohet për aktin e miratimit të rezolutës kundër Dick Martit, sepse institucionet e Kosovës qëndruan të heshtura deri më sot në lidhje me këtë temë.

"Për një vit e gjysmë bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk patën guxim të bëjnë zë. As atëherë kur doli sheshit qëllimi i gjykatës dhe donatorët e saj. As atëherë kur Ushtria jonë çlirimtare u quajt „organizatë e përbashkët kriminale“, as atëherë kur u dokumentuan shkeljet e të drejtave të njeriut nga prokurori. Reagimet dhe veprimet e institucioneve të Kosovës ishin dhe janë zero", shkroi Muliu në rrjetin shoqëror Facebook.

Më tutje Musliu, pyeti se nëse situata është e njohur për çdo shqiptar, siç pohoi presidentja e Kosovës Osmani, atëherë pse ajo në rolin e presidentes nuk e ngriti asnjëherë këtë çështje.

Kuvendi i Shqipërisë e ka shprehur atë që secili shqiptar në Kosovë e Shqipëri e ka thënë deri sot se lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush. Sepse historinë nuk do të mund ta zhbëjë askush“. Atëherë, Vjosë, pyetja që do të duhej të drejtohej Ty duhet të ishte: A je ti shqiptare Vjosa Osmani? Sepse ti je ajo që gjithë karrierën tënde e ke ngritur duke e mohuar këtë histori; së fundmi edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, meqenëse po besoni aq fort në këtë pastërti, pse nuk iu drejtove qoftë vetëm njëherë Kuvendit të Kosovës për këtë çështje?" pyet Musliu në fund.

Lajme të ngjashme