I nxehti ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar, vendi shpall emergjencë kombëtare
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur një emergjencë kombëtare, pasi një paralajmërimi se temperaturat mund të arrijnë në 40 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimit, temperaturat e larta pritet të përfshijnë Londrën, Mançesterin dhe Jorkun ditën e hënë dhe të martë.
Ndërsa, duke i menduar temperaturat si një rrezik për jetën, vendi ka vendosur të ndryshojë edhe rutinat e përditshme.
Sipas BBC-së, do të bëhen kufizime të shpejtësisë në linjat hekurudhore, disa shkolla do të mbyllen më herët si dhe do të anulohen takime nëpër spitale.
Në krye të paralajmërimit të Zyrës Met, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar alarmin e saj më të lartë të nxehtësisë - katër për organet shëndetësore dhe të kujdesit, duke paralajmëruar se sëmundja dhe vdekja mund të ndodhin edhe në mesin e njerëzve të shëndetshëm.
Kjo është hera e parë që lëshohet një alaram i kuq i nxehtëisë për disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
