“I ndërrojnë hetuesit, i shkatërrojnë provat”: Mehmetaj pas raportimit të Nacionales për luftën e pushtetit ndaj hetuesve - NACIONALE

“I ndërrojnë hetuesit, i shkatërrojnë provat”: Mehmetaj pas raportimit të Nacionales për luftën e pushtetit ndaj hetuesve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Qeveri kriminale...që t'shoqin e gjen veç te Serbia e autoritarit Vuçiq”, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetaj pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosjes pas raportimit ekskluziv të Nacionales (gazetari Besian Beha) ku tashmë pesë hetues të lartë janë propozuar për largim ndërsa katër kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit.

E këto hetues, të gjithë kanë qenë duke trajtuar dyshime për korrupsion madhor të figurave kyçe të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, prej ambasadorit kontraverz Martin Berishaj, Nagip Krasniqit të KEK-ut, e deri te zv/ministri Hysen Durmishi.

Reagimi i Mehmetajt:

Krejt hetuesit qe kane qene duke trajtu raste te korrupsionit qeveritar qenkan largu nga ato pozita dhe me pas paskan ardhur njerez te rinj, te afert me pushtetin, per t'i marr ato raste.

Normalisht, ata i shkatrrojne provat dhe perkunder se krimi eshte i qarte askush nuk vazhdon te hetohet, zot runa shpallet fajtor.

Brutaliteti dhe arroganca me te cilen vjedh, keqperdoron, shkaterron dhe abuzon qeveria kriminale e Albin Kurtit shoqen e gjen vec ne Serbine e autoritarit Vucic.

Perkunder se krimi eshte kaq evident, perkunder se shkaterrimi i institucioneve po ndodhe para syve tane, pothuajse te gjithe po sillen sikur Albin hajni e ka kete te drejte.

Opozita? Cka duhet me bo pushteti qe ju me u revolutu minimalisht?

Lajme të ngjashme