"I mbroj personat të cilët kanë sinjalizuar", Osmani flet për kërcënimet lidhur me mosdekretimin e Isufajt
Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për emisionin “Tempus” në KTV, ka folur për kërcënimet që e para e shtetit pretendonte se i ishin bërë gjatë kohës kur priste apo jo dekretimin e Isufajt.
Osmani tha se kishte ruajtur informacionin për kërcënime të tilla për të mbrojtur personat që ishin të gatshëm të dëshmonin mbi këto ngjarje, ndërsa gjithashtu argumentoi se kishte një detyrim moral për të mbrojtur integritetin e institucioneve të vendit.
“Arsyeja pse unë sot nuk i bëra publike detajet është për shkak se si Presidente e vendit e kam edhe detyrim moral që t’i mbroj personat të cilët kanë sinjalizuar të gjitha informatat që kanë ardhur në zyrën time me dëshmi konkrete në lidhje me këto kërcënime. Është shumë me rëndësi që njerëzit të inkurajohen edhe më tej që çkado që ata shohin si shkelje brenda gjitha institucioneve do të thoja jo vetëm sistemit të drejtësisë”, u shpreh ajo.