“I ligu njeh veç gjuhn e forcës, si në vitin 1999”: Blerim Latifi reagon për vrasjen e policit kosovar në veri
Pas vrasjes së rëndë të policit kosovar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka reaguar edhe profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi, i cili tha se rajoni nuk gjen qetësi “shkaku i një kombi që nuk shërohet dot nga patologjia kolektive e Serbisë së Madhe” teksa tha se “I ligu e njeh vetëm gjuhën e forcës. Si në vitin 1999”.
Reagimi i plotë i Latifit:
Ka një shekull e ma shumë që në Serbi përsëritet vazhdimisht një gjë: përkdheljet nga Europa në Serbi i lexojnë si dritë të gjelbërt për t'u bërë zullum fqinjëve të saj. Sot në Veriun e Kosovës po përsëritet kjo histori.
Ka një shekull e ma shumë që Ballkani nuk gjenë qetësi, shkaku i një kombi që nuk shërohet dot nga patologjia kolektive e Serbisë së Madhe, ndërsa burokratët idiotë të Brukselit e kërkojnë paqen dhe stabilitetin në përkdheljet e këtij kombi.
Kjo është rrugë e gabuar.Terapi e gabuar. Sepse i ligu nuk e njeh gjuhën e mirësisë.
I ligu e njeh vetëm gjuhën e forcës. Si në vitin 1999.