I komentoi një serb, Pozhari ia kthen: Krimet që i keni bërë në Gjakovë, i kam përjetuar vet
Xhevdet Pozhari, analist, por edhe këshilltar i ministrit Arben Vitia, ka shkruar një status, i cili në fakt është një kundërpërgjigje ndaj një komentuesit serb. Ose së paku një komentuesit me emrin dhe mbiemrin serb, e që i komentoi shqip.
Z. Pozhari ka shkruar se i ka përjetuar edhe personalisht krimet e Serbisë në Gjakovë.
“Pasi që shkrimet e mia i lexoni duke i përkthyer ndoshta me "google translate", dijeni se katrahurën, shkatërrimet, vrasjet që i keni bërë në Gjakovë, i kam përjetuar vet. Plot plagë në shpirt mi keni hapur, por në vend që të dobësohemi, veç jemi forcuar. Veç jemi bërë më këmbëngulës që ta marrim atë që na ka takuar - lirinë tonë. Pavarësinë tonë.” – shkroi ai.