I keqësohet gjendja dhe vdes rrugës për në Emergjencë, Policia e heton një vdekje në Gjakovë
Një rast i vdekjes është raportuar në Gjakovë.
Atje një personit i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur rrugës për Emergjencë.
Njoftimi:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë / 08.06.2025 – 08:45. Raportohet se viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore, dhe gjatë transportimit në emergjencë ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.