“I ka humb fija e rrenës”: Mehmetaj nxjerr me video edhe një tjetër kundërthënie të Kurtit - NACIONALE

“I ka humb fija e rrenës”: Mehmetaj nxjerr me video edhe një tjetër kundërthënie të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ekspozuar përmes dy videove një kundërthënie masive të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më patë në një mbledhje të Vetëvendosjes tha se “arritja më e madhe në rrafshin ndërkombëtar ka qenë Marrëveshja Bazike” me Serbinë; ndërsa e ka vendosur në kontrast me atë çfarë deklaronte muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës, se kjo marrëveshje veç është sjellur nga ndërkombëtarët dhe se “nuk është produkt i punës tonë”.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

Kur të humbë fija e rrenës.

Më poshtë i keni dy video:

E para, Kurti thotë se arritja e tij më e madhe në Politikën e Jashtme ka qenë Marrëveshja Bazike e arritur në Bruksel.

Në videon e dytë, Kurti thotë që marrëveshja e Brukselit, që i ka ardhur si propozim nga BE, nuk është produkt i punës së tij.

Thotë se nuk është se ky ka kërkuar diçka e është futur në atë propozim dhe as nuk ka negociuar për atë propozim. Thotë se ka të bëjë me historinë e një dekade paraprake të dialogut.

Rrjedhimisht, suksesi i tij më i madh është një e arritur e kryeministrave para tij.

Një dozë të tillë të mashtrimit e toleron veç një popull që e trajton jetën e vet sikur ta kishte marrë me qira.

Ky do shndërrohet në një komedi në të ardhmen. Por, komedia e së ardhmes është tragjedia jonë e sotme, plus koha.

Gjeneratat kanë me na përçmu. Kanë me na tallë.

Ka me qenë aty këtu ndonjëri që thotë se “valla unë e kam ditë”, po kjo është krejt e parëndësishme.

Ne me gjasë nuk e kuptojmë përgjegjësinë kolektive. Prandaj në Shqipëri iu bindën një psikopati si Enver Hoxha për 40 vjet. Prandaj në luftë në Kosovë s’morën pjesë as 1 për qind.

Prandaj, sot na ofendojnë inteligjencën çdo ditë qiftat si ky e si Besnik Bislimi e ne rrijmë cuc si njerëz pa gjak.

Lajme të ngjashme