I dyshuari për 15 vjedhje të rënda vetëdorëzohet në polici, po kërkohej nga korriku
Lirim Kurtaj, 27 vjeçar, është vetëdorëzuar në polici.
Po kërkoheh nga autoritetet që nga 7 gushti i vitit të kaluar, i dyshuar për kryerjen e pesëmbëdhjetë veprave të “Vjedhjes së Rëndë”.
Policia tha se hetuesit gjatё kohёs sa ishte nё arrati i dyshuari kanё mbledhur prova dhe dёshmi dhe gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar” disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”.