I arrestuari për spiunazh, dëshmitar i Prokurorisë së Hagës kundër krerëve të UÇK-së
Tashmë është konfirmuar zyrtarisht që Bedri Shabani është i arrestuari për spiunazh në Kosovë.
Ky i fundit është konfirmuar se është dëshmitar i Prokurorisë për të dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha.
“Është histori e njohur, nuk i ikë. Është dëshmitar i Prokurorisë në Hagë. Nuk është rast konfidencial, sepse nuk do e zbuloja këtu. Ai mendon se po persekutohet nga biznese të caktuara si rezultat i punës së tij. Sipas tij është dëshmitar në Prokurori, nuk e di për cilin rast sepse janë disa raste. Ka refuzu që të kishte masa mbrojtëse”, ka thënë Berisha më tutje.