I akuzuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë, del dosja penale e tij
Media “Paparaci” ka raportuar rreth dosjes penale të Besart Istrefit, të përfshirë në një numër veprash penale – prej mashtrimit se në një restorant në Obiliq do të sillte rret 100 punonjës nga shtete aziatike, te përfshirja në vjedhjen e argjendarisë në Suharekë e deri te një gjykim i tij për “vrasje të rëndë”.
Në vitin 2015 ai i shte gjykuar bashkërisht me babanë e tij për një vepër “vrasje e rëndë” ku kishin mbetur të vdekur dy persona në Milloshevë të Obiliqit.
Fillimisht, një gjykatë e shkallës së parë i kishte gjetur fajtorë babë e birë, Besim e Besart Istrefin, për vrasje dhe armëmbajtje paleje. Aktgjykimi i parë i Themelores, i shpallur më 2018, u kishte shqiptuar dënim me shtatë vjet burgim Besim Istrefit dhe me pesë vjet burgim Besart Istrefit.
Raportimi i plotë KËTU