Hyseni: Propozimi evropian nuk ofron zgjidhje finale - NACIONALE

Hyseni: Propozimi evropian nuk ofron zgjidhje finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka komentuar edhe planin që po i ofrohet Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje finale, e i cili po njihet si plan franko-gjerman.

Në një intervistë për gazeten Nacionale, ai ka bërë me dije se ky plan është vetëm një zgjidhje e ndërmjetme.

Plani evropian që po ofrohet sot për shqyrtim është vetëm një hap i ndërmjetëm. Nuk është zgjidhje finale, është vetëm një hap i ndërmjetëm, sepse nuk mund të këtë zgjidhje finale pa njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai.

Ish-kryediplomati i Kosovës ka bërë me dije pranimi i këtij plani është një hap i rëndësishëm.

Mirëpo, ajo që mund të arrihet dhe që është një hap i rëndësishëm përpara, është që me këtë marrëveshje të konstatohet qartë që Kosova dhe Serbia e kanë dijeni, e pranojnë në mënyrë të heshtur ekzistencën e njëra-tjetrës si shtet”, ka thënë ai.

Ai ka treguar për kërkesat që duhet t`i këtë Kosova në këtë fazë të dialogut.

Kosova duhet të sigurohet që nuk ka zbatim të asnjë marrëveshje të veçantë pa marrëveshjen e përgjithshme. Në fund të këtij procesi duhet të sigurohet që asnjëherë nuk ftohet, as Serbia dhe as Kosova në tavolinë bisedimesh për statusin e Kosovës dhe për njohjen”, ka vlerësuar ai.

Madje, sipas tij, Kosova duhet të merr garanca edhe për njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ajo duhet të sigurohet në këtë marrëveshje është që të këtë deklarata të nënshkruara nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së, të paktën nga 4 venet mosnjohëse, që në rast të nënshkrimin të kësaj marrëveshje ato do ta njohin Kosovën. Nëse kjo sigurohet dhe i hapet rruga Kosovës që pa asnjë pengesë të përfaqësohet në gjithë mekanizmat ndërkombëtar, atëherë është një e arritur e madhe përpara”, ka theksuar Hyseni.

Lajme të ngjashme