Hyseni: Nëse Kurti vazhdon të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën
Ish-koordinatori për dialog, Skender Hyseni ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se nëse vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha.
Ai ka thënë se këto ditë po shihen angazhime të shtuar dhe më të vendosur ndërkombtare me synim parësor ruajtjen e satbilitetit rajonal.
Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se ky angazhim shpërfaq urgjencën e adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për situatat potenciale të krizave me efekte destabilizimi edhe në Ballkan.
“Nga shumë analistë krizash e sidomos nga shumë diplomatë e strategë perëndimor gjendja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë shihet si njëra nga ato situata potenciale krizash. Kjo me gjasë ka vënë në lëvizje më serioze shumë vende partnere të Kosvës, SHBA në rend të parë, por edhe Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar etj. Në linjë me këtë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si diçka thelbësore. Kjo, ka fituar në peshë sidomos tani përballë kontekstit që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë, por edhe një lloj rirreshtini gjeostrategjik në bërje e sipër, në gjithë botën”, ka shkruar Hyseni.
Ai permendi edhe vizitën e Escobarit, në të cilën e cilësoj si tregues i saktë i përkushtimit të shtuar amerikan për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkan.
“Në anën tjeteër, edhe vizitat e shpeshta të Lajçak si dhe të Emanuel Bone dhe Jens Plotner, si të derguar të Presidentit Makron dhe kancelarit Sholc për t’i dhënë një dinamikë të re dialogut janë shenjë qartë e konstatimit se një marrveshje gjithpërfshirëse midis Kosvës dhe Serbisë nuk pret edhe shume kohë. Poashtu duket sheshazi se ka një koordinim më sistmatik midis BE-së, sidomos përmes të dërguarëve të Makron dhe Sholc në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër, për hapat që duhet bërë në drejtim të përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje të përgjigthshme, e cila doemos duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit”, ka shkruar tutje Hyseni.