Hyseni: Letrën e dorëheqjes e mbaja në xhep gjatë shpalljes se mendimit të GJND-së - NACIONALE

Hyseni: Letrën e dorëheqjes e mbaja në xhep gjatë shpalljes se mendimit të GJND-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka treguar për momentet më sfiduese në kohën kur pritej shpallja e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se kishte vendosur të jepte dorëheqje nëse mendimi i GJND-së do të ishte negativ.

Ai ka treguar se letrën e nënshkruar të dorëheqjes e kishte mbajtur në xhep gjatë asaj dite.

“Ka pasë momente sfiduese të shumta, por mbase barrën më të madhe të përgjegjësisë e kam ndije ditën e fjalës time, përkatësisht paraqitjes nga ana ime të mbrojtjes para Gjykatës, më 1 dhjetor 2009. Po aq sfiduese dhe do të thosha ankth i vërtetë ishte nata e 21 korrikut 2010, dmth pritja, një ditë para shpalljes së vendimit. Natyrisht, është krejt e kuptueshme që, edhe përkundër besimit të madh që kisha se fitorja është e sigurt, unë kisha vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet publike e politike që mbaja në rast se vendimi i Gjykatës do të ishte i disfavorshëm për Kosovën. Për çdo rast, në xhep tashmë mbaja letrën e nënshkruar të dorëheqjes, të cilën do e beja publike në rast se do të dilnim humbës. Askush, përpos njërit nga bashkëpuntorët e mi të ngushtë nuk e dinte që kisha vendosur të jepja dorëheqje në rast të humbjes”, ka thënë Hyseni.