Hyseni: Kosova mund të bie nën 1 milion banorë në mandatin e Kurtit
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka deklaruar se Kosova rrezikon të bie nën 1 milion banorë deri në përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.
“Deri në fund të mandatit të Kurtit, Kosova mund të bie nën 1 milionë banorë”, thotë ai në T7.
Hyseni thotë se ka parë edhe projeksione për uljen e popullsisë.
“E kam parë së fundi në një raport të Bankës Botërore, që deri në vitin 2030 Kosova do të ketë 700 mijë banorë. Nuk e di në bazë të çfarë indikatorësh është ndërtuar ky projeksion. Sot Kosova nuk ka më shumë se 1 milion e 500 mijë banorë që jetojnë këtu. Në regjistrimin e fundit i ka pasur 1 milion e 800 mijë gjithsej. Dhe nëse ne supozojmë se Kosova ka një diasporë 500 mijë, në Zvicër janë 200 mijë më së paku. Në qeveri duhet ta dinë”, përfundoi Hyseni.