Hyseni i PSD-së: Artane Rizvanollit i flet instinkti klasor
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka reaguar kundrejtë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila i rekomandoi sot qytetarët e Kosovës që t’i izolojnë shtëpitë e tyre për ta kursyer rrymën.
Duke cituar teori marksiste, Hyseni mendon se Rizvanollit i flet “instikti klasor”.
“Klasa nuk është veç marrëdhënie me mjetet e prodhimit, siç na mëson përkufizimi i marksizmit klasik. Nuk është thjesht gjendja material e shprehur në konto e prona”, thotë Hyseni.
Sipas tij, ministrja Rizvanolli mundet me qenë e shkolluar mjaftueshëm, por sipas tij, instikti klason “nxen thue” gjithëmonë.
Kjo na këshillon me i izolu shtëpitë nuk i flasin shifrat e gjendjes ekonomike, i flet spontatiteti i klasës. Ajo mundet me ditë gjendjen ekonomike prej exelit, por kjo është një dije shumë e kufizuar. Ajo nuk i përkthen dot shifrat e pagave në mundësi jetese. Çka blen me një pagë minimale psh?! Varfëria për të është diçka virtuale. Prandaj na thotë izolon shpitë, Për të s’janë kurgjo 20 mijë euro”, shkrun Hyseni ndër tjerash.
