Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti në vitin 2023 shpenzoi 3.2 milionë euro në dreka zyrtare - NACIONALE

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti në vitin 2023 shpenzoi 3.2 milionë euro në dreka zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria e Kosovës vetëm në vitin 2023 ka shpenzuar 3.2 milionë euro në dreka zyrtare.

Sipas saj, kjo bëhet e ditur në raportin vjetor financiar të Ministrisë së Financave.

Postimi:

3.2 milionë euro dreka zyrtare [2023]

Sipas raportit finaciar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar:

❌

3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije.

❌

3.1 milionë euro për mobilie për zyre.

❌

139 mijë euro për blerje të telefonave.

Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti. Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë.

Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë.

A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ''nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi'', shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë.

Lajme të ngjashme