Hykmete Bajrami e 'vë në gjumë' Albulena Haxhiun: Ministrja i thotë 'naten e mirë' dhe dorëzohet në komente - NACIONALE

Hykmete Bajrami e 'vë në gjumë' Albulena Haxhiun: Ministrja i thotë 'naten e mirë' dhe dorëzohet në komente

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ligji për Qeverinë, ku mes tjerash thuhet se kryeministri dhe ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve ka përplasur deputeten e LDK-së, Hymete Bajrami dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas një reagimi të kësaj të pares, Haxhiu doli me një status, duke e akuzuar Bajramin se “po i ngatërron gjërat”.

“Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi” - shkroi Haxhiu.

Më pas, Bajrami i komentoi pikërisht në stastusin e njëjtë, duke e përballur me një video të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese:

“Albulenë ty të marrë seriozisht veç kur të përgjigjësh në këtë vidoe, përndryshe komentet tua pa ditë çka kam shkru, duke lexu vetëm tituj nuk i marr seriozisht”.

Haxhiu më pas tha se “mund të përgjigjet pasi Bajrami t’i kërkojë falje për huqjen”.

Këtu, deputetja e LDK-së komentoi duke e pyetur Haxhiun se a kupton fjalën “nëse’.

“Ku ja kam huqë, kqyre Ligjin, qysh e ke shkru.

Unë kam thënë nëse rezultatet certifikohen nesër duhesh me dhanë dorëheqje sonte. A e kupton fjalën ''nëse''?

Me siguri jo, se kështu ja ke huqë me krejt ligjet që 4 vite” - shkroi Bajrami.

Megjithatë, Haxhiu u dorëzua në këtë debat, duke i thënë Bajramit “natën e mirë”.

Komentet brenda postimit të Haxhiut:

Lajme të ngjashme