Hykmete Bajrami drejtuar Qeverisë: ‘’Mjaftë me ankesa!’’ - NACIONALE

Hykmete Bajrami drejtuar Qeverisë: ‘’Mjaftë me ankesa!’’

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i drejtohet Qeverisë, duke i thënë që t'i ndalin ankesat.

‘’Dy vite qeverisje me ankesa’’- e nis shkrimin Bajrami në rrjetin social ''Facebook''.

‘’Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!’’- vazhdon tutje ajo.

Bajrami thotë se ligjin të cilin e ka atakuar LDK në Gjykatën Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo thotë se ky ligj do të mbyllte me mijëra biznese familjare, e do të ishte në favor për tregtarët e mëdhenjë.

‘’Ligji për çmimet tavan nuk e adreson çështjen e inflacionit as atë të spekulimit me çmime. Ligjin të cilin LDK e ka ataku në Gjykatë Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën, respektivisht nenin 10 të saj. Ligji si i tillë do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mdhenjë’’- thotë Bajrami.

Ajo gjithashtu thotë se vendi jonë i ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekulon me çmime, apo pozitën dominuese në treg.

Bajrami gjithashtu përmes një fjalie bën më dije se sipas saj kjo Qeveri për këto dy vite nuk ka punuar në lidhje me implementimin e ligjeve në fuqi, dhe që mekanizmat që i kemi si shtet, ti shtijnë në funksion.

‘’Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekulon me pozitën dominuese në treg, apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverie është që pas dy viteve pushim me fillu me punu, që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi’’- shprehet Bajrami.

Ajo ndër të tjera thotë se Qeveria duhet ta kryej punën sipas mandatit të dhënë, me dalje në terren, biseda me biznese në lidhje me ngritjen e çmimit të rrymës, për politika fiskale, kostot e operimit, e gjëra të tilla me rëndësi.

Pra, Bajrami mendon se me anë të këtij sistemi Qeveria mund t’i ndihmojë bizneset për të ulë kostot e çmimet.

‘’Qeveria, gjithashtu duhet me dalë në teren, me bisedu me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ju ka ndiku ngritja e çmimit të rrymës, me i pyet për politika të nevojshme fiskale, me i pyet për kostot e operimit të tyre dhe me pa se si mund të ju ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë, për të ulë kostot dhe çmimet, shkurt Qeveria duhet me e kry punën sipas mandatit të dhënë’’- thotë ajo.

Lajme të ngjashme