Huqja me mbiemrin e heroit Zymberi, Syla: A po ju vjen marre? Besoj jeni ngi tash me VV
Valon Syla, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, ku ka komentuar huqjen me mbiemrin e Enver Zymberit, hero i Kosovës, që ra në krye të detyrës si polic i Kosovës gjatë aksionit në veri në korrik të vitit 2011.
Në statusin e tij, Syla shkruan se sot ishte një ditë e zbehtë dhe e lodhtë për Qeverinë Kurti.
Për huqjen e mbiemrit të Zymberit, Syla i ka pyetur nëse ju vjen marre për këtë gabim,.
“A po ju vjen marre?
Së paku ish dashtë me ju ardhë marre prej fëmijëve të Enver Zymberit që pritnin aty për të parë këtë nderim fallco nga Albin Kurti, për babën e vet hero që vdiq në detyrë dhe mbrojtje të Republikës.
Policët qe presin të vdesin në detyrë në të ardhmen. Si ndihen pas krejt kësaj?
Kosovë mos të paqa borxh sa rond e ki me e bajtë krejt këtë paftyrësi, padije, e poshtërsi.
Besoj se tashmë jeni ngi Vetëvëndosje.” – shkroi ai ndër të tjera.