Huqja e Bajqinovcit: Tha se asnjë gazetar "s’ka mujtë me u bo deputet" – i harron Zekën, Malokun, Nitajn, Surroin etj. - NACIONALE

Huqja e Bajqinovcit: Tha se asnjë gazetar "s’ka mujtë me u bo deputet" – i harron Zekën, Malokun, Nitajn, Surroin etj.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë bëri një pretendim tepër të madh.

Gjatë një debati me analistin Halil Matoshi, ku decibelët e zërit shkuan goxha lartë, Bajqinovci e tha se nuk ka pasur asnjë gazetar që ishte bërë deputet, përveç vetes së tij.

Unë s’jam hy pahiri në politikë, jo s’është qashtu Halil…Halil, unë jam bë deputet dy herë, ju s’keni mujtë me u bë deputet…Ti ke tentu me plot gazetarë me hy, edhe s’ke mujtë me hy kurrë, kurrë s’ke mujtë me u bo deputet. Kërkush hiç prej gazetarëve nuk u bë, hiç, kërkush s’ka mujtë, përveç meje” – tha Bajqinovci me një siguri epistemike që e la gazetarin e Nacionales gojëhapur.

Në fakt, ka shumë gazetarë që kanë arritur të bëhen edhe deputetë. Milaim Zeka, gazetar i njohur, ishte bërë deputet i Kuvendit të Kosovës përmes listës së NISMA-s. Muharrem Nitaj ishte bërë deputet nga AAK-ja.

Madje, Bajqinovci harroi edhe ish-shefin e tij medial, Veton Surroi, i cili ishte bërë deputet me partinë e themeluar nga ai, ORA. Po ashtu, Bajqinovci harroi kolegen e vetë nga VV-ja, Tinka Kurti, një ish-gazetare.

Po ashtu, Blerim Shala, Blerta Deliu, Doruntina Maloku, Berat Buzhala e të tjerë, ishin vetëm disa nga deputetët

Lajme të ngjashme