Humoll flet se po synohet një parti e re politike: Po punojmë për një opsion të ri - NACIONALE

Humoll flet se po synohet një parti e re politike: Po punojmë për një opsion të ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tash deputet i pavarur, Fatmir Humolli bën me dije që po synohet formimi i një partie të re si “opsion i ri politik” por pa dhënë më shumë detaje.

“Nëse hyjmë në fushatë elektorale ne do të ofrojmë opsionin tonë, një vizion politik çfarë do ta krijojmë, që po punojmë për ta krijuar në mënyrë të organizuar me një kategori të njerëzve që e duan vendin në rend të parë pastaj vetën. Me këtë grup nëse mundemi me arrit, mirë nëse jo nuk e domosdoshme me qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës”.

“Puna ime politike ka qenë pa qenë, Kosova në këtë nivel, pa qenë këto parti politike. Detyra ime është me pa interesin e vendit ku është, jo me qenë pjesë kozmetike e dikujt. Jemi të interesuar ta bëjmë një subjekt politik që ka mundësi me ndikuar pozitivisht në pozicionin që ka sot Kosova”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Lajme të ngjashme