Humbja e pasaportave të mërgimtarëve, PDK-ja mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës sot ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media.
Gazeta Nacionale ka mësuar se në këtë konferencë do të flasë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.
Ajo do të iu adresohet qytetarëve të Kosovës për humbjen e disa pasaportave, letërnjoftimeve dhe disa dokumentare tjerë të mërgimtarëve.
Konferenca do të fillojë nga ora 13:00, në selinë e PDK-së.