Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë - NACIONALE

Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i rend ka ndodhur këtë të hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit. Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji qe disa ditë, ndërsa familja Krasniqi mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës. “Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore.

Nacionale gjitashtu mëson se edhe gruaja që ka lindur foshnjën është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës Nacionale do të sjell detaje të këtij rasti.

Lajme të ngjashme