Hulumtuesi nga Kembrixhi me analizë ‘skandaloze’ e si të Serbisë: Kosova synon ‘ekzod’ të serbëve - NACIONALE

Hulumtuesi nga Kembrixhi me analizë ‘skandaloze’ e si të Serbisë: Kosova synon ‘ekzod’ të serbëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hulumtuesi nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, analiza e të cilit jo rrallëherë korrespodon me proklamimet propagandistike të Beogradit zyrtar, duke folur për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug” i ka qëndruar sërish linjave të tyre duke u lëshuar në pretendime të pabazuara për kinse synim “ekzodi të serbëve nga Kosova”.

"Ndërkohë, politika aktuale e Perëndimit është në ngërç. Kosova po ndjek politikën e saj të integrimit të dhunshëm të serbëve ose, më mirë në këndvështrimin shqiptar, të eksodit të tyre nga Kosova. Serbia po kundërshton gjithnjë e më shumë çdo njohje të pavarësisë, që është një përgjigje e parashikueshme ndaj asaj që ai e sheh si persekutim të serbëve të Kosovës dhe presion nga Perëndimi për të hequr dorë nga Kosova pa ndonjë kompensim të konsiderueshëm”, tha Less.

Lajme të ngjashme