Hulumtimi i Nacionales, aktivisti i PSD-së: Kjo video shpërfaq mendësinë autoritare të Qeverisë Kurti
Aktivisti i PSD-së Bardh Ahmeti, ka reaguar ndaj hulumtimit të gazetës Nacionale, i cili flet për “luftën” e pushteti të Albin Kurtit me hetuesit policorë të aferave korruptive.
Ai ka bërë me dije se hulumtimi i gazetës tregon mendësinë e Qeverisë Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se reagimi shoqëror është e vetmja mënyrë me i pengu veprimet e Qeverisë Kurti.
“Kjo video shperfaq mendesine autoritate te kesaj qeverie. Kushdo qe i heton zyrtaret e korruptuar do te luftohet e largohet nga puna. Reagimi shoqeror eshte e vetmja menyre me pengu kete qeveri autoritare”, ka shkruar Ahmeti.