Hoxhaj takon kryetarin e Parlamentit të Ukrainës në Washington
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
Hoxhaj e ka cilësuar takimin si një nder të madh, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe fuqizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës. Sipas tij, bashkëpunimi dhe afrimi ndërmjet dy vendeve mbeten prioritet i përbashkët për popujt dhe shtetet respektive.