Hoxhaj takon kryediplomaten gjermane, e falënderon për mbështetjen e madhe
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryediplomaten gjermane e ka falënderuar për mbështetjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën.
“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falenderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.