Hoxhaj: Po bëhen kompromise të brendshme, dialogu ka hyrë në një fazë të rrezikshme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke folur për marrëveshjen e Ligjit për të huajt, ka deklaruar se dialogu me Serbinë po hyn në një fazë të rrezikshme.
Ai ka theksuar se në këtë proces mungon transparenca nga ana e Qeverisë dhe se po arrihen marrëveshje që i konsideron të dëmshme.
“Nuk ka transparencë se çfarë po ndodhë në dialog. Dialogu ka hyrë në një fazë të rrezikshme, ku po bëhen kompromise të brendshme, ku z. Kurti për sheh këtë çështje jo si të interesit nacional, se ne duhet ta diskutojmë se cilat janë përfitimet e Kosovës. Po shohim produkte, marrëveshje që janë të dëmshme. Po të kishte Kuvend të Kosovës ne do të duhej të debatonim se çfarë po ndodh tash me këtë Ligjin për të huajt, a ka të bëjë me zbatim të ligjit apo zbatim të Asociacionit”, ka thënë Hoxhaj në “Këndi i Debatit”.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit se nuk e ka themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hoxhaj është shprehur se nëse draft-statuti i pranuar sillet në Kuvend për t’u zhbërë, PDK do të japë nënshkrimet e saj.
“Dëshiron t’i ikë temës së dialogut, marrëveshjeve Kosovë-Serbi, prandaj edhe kjo se çfarë po bëjë përpjekje të thamë përputhet edhe më këtë situatën e Ligjit për të huajt”, ka thënë ai.