Hoxhaj në përvjetorin e Arbën Xhaferit: Kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe rilindasit të fundit kombëtar - NACIONALE

Hoxhaj në përvjetorin e Arbën Xhaferit: Kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe rilindasit të fundit kombëtar

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, në përvjetorin e dhjetë të tij, ka kujtuar ish-intelektualin dhe politikanin, Arbën Xhaferi.

Hoxhaj, mes tjerash ka kujtuar, siç thotë ai, madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar.

Ndërlidhur me situatën aktuale politike që po karakterizon vendin tonë, Hoxhaj ka sjellë në memorie një thënie të rilindasit Arbën Xhaferi.

“Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit."- shkroi Hoxha mes tjerash duke cituar ish-politikanin, Arbën Xhaferi.

“Sot, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes se Arbën Xhaferit, e kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar! Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit." – shkroi Hoxha në Facebook.

Lajme të ngjashme