Hoxhaj kritikon ashpër Bislimin: Në çdo takim përmbush interesat e Serbisë brenda Kosovës - NACIONALE

Hoxhaj kritikon ashpër Bislimin: Në çdo takim përmbush interesat e Serbisë brenda Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryenegociatorin e Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se zëvendëskryeministri Bislimi nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negociuar në Bruksel.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Bislimi në çdo takim po përmbush interesat e Serbisë në Kosovës.

“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negocuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke e mbuluar dështimin e tij me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme