Hoxhaj: Iraku nuk ka asnjë arsye për të mos e njohur Kosovën
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, është takuar me ish-Ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshyar Zebari.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxhaj ka ndarë një moment nga takimi me Hoshyar Zebari, ish-kryediplomat i Irakut, me të cilin tha se ka ruajtur kontakte për më shumë se 20 vjet.
“Një foto para takimit me mikun tim, ish-Ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshyar Zebari, të cilin e kam takuar që para dy dekadash. Edhe kësaj radhe ia thashë të njëjtën gjë: Iraku nuk ka asnjë arsye për të mos e njohur Kosovën!”