Hoxhaj e Veliaj vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ishin të vendosur e plotë vullnet që ta fitojnë betejën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook, tha se ata ishin të vendosur e plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë.
“Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, tha ai.
Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:
Sot, takuam shokët tanë në Hagë!
Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.
Sot, takuam shokët tanë në Hagë! Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim...
Posted by Enver Hoxhaj on Friday, October 14, 2022