Hoxhaj e uron Ali Ahmetin për miratimin e propozimit francez - NACIONALE

Hoxhaj e uron Ali Ahmetin për miratimin e propozimit francez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar kryetarin BDI-së, Ali Ahmeti për hapjen e negociatave së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Hoxhaj ka thënë se hapja e negociatave është hap i madh drejt të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Sapo e telefonova dhe e urova mikun tim Ali Ahmetin dhe ekipin e tij në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut 🇲🇰në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE. Një hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar propozimin francez i cili i ishte kusht për hapjen e negociatave me BE-në.

Lajme të ngjashme