Hoxhaj e quan inventar Gërvallën: Rezultatet në politikën e jashtme janë zero
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka pasur kritika të ashpra rreth politikës së jashtme të Kosovës nën qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla.
Madje, Hoxhaj e ka quajtur Gërvallën si “inventar”, duke vlerësuar se nuk ka ndonjë trashëgimi në politikën e jashtme kosovare.
Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit”, Hoxhaj vlerësoi se rezultatet e politikës së jashtme gjatë viteve të fundit janë zero.
“Zonja Gërvalla do të mbetet si një lloj inventari, si dikush që ka qenë ministre e jashtme, e cila nuk mund të tregojë ndonjë trashëgimi të saj…Rezultatet të cilat i ka qeveria e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme janë zero, nuk ka asnjë rezultat të vetëm” – tha Hoxhaj.