Hoxhaj: E paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit - NACIONALE

Hoxhaj: E paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin e tij për ndryshimet drastike në statusin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai në një reagim në Facebook ka thënë se është e paimagjinueshme të krijohet një situatë ku Kosova të shfaqet si kundërshtare e Perëndimit, duke zëvendësuar rolin tradicional të Serbisë dhe autokracitë e Evropës Lindore.

Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij në këtë ndryshim në dinamikën diplomatike duke ardhur në një situatë të ndërrimit të roleve ku, sipas tij, "Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere".

"Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!" - shkroi Hoxha.

Lajme të ngjashme