Hoxhaj e kritikon ashpër Kurtin: E ka lënë Kosovën në terr diplomatik
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë në RTV 21, Hoxhaj ka vlerësuar se në rrafshin diplomatik Kosova është në terr pasi ka masa ndëshkuese nga BE-ja.
“Në terr, në rrafshin diplomatik, i bie kur je nën sanksione. Ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të mbesim të shqetësuar me aktin e agresionit vitin e kaluar dhe politikën e gabuar të perëndimit për të mos ndëshkuar Serbinë” deklaroi Hoxhaj.