Hoxha relativizon rrahjen e gazetarëve: Është e papranueshme me ta rrasë kamerën n’gojë
Dibran Hoxha, analist në “Debat Plus”, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook. Në shkrimin e tij, Hoxha ka shkruar se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme.
Por në vazhdim të statusit, Hoxha ka shkruar një gjysmë fjali, që mund të kuptohet lehtësisht si një lloj relativizimi të dhunës.
Në fakt, ai e ka barazuar dhunën ndaj gazetarëve me tentimin e gazetarëve për përgjigje, të cilën e ka përshkruar gjuhësisht në formë brutale, duke shkruar se “është e paparanueshme me ta rrasë kamerën n’gojë pa vullneti ntënd”.
Pra në “unversin” e Hoxhës, dhuna fizike është e barabartë me tentimin e gazetarëve për përgjigje.
“Dhuna ndaj gazetarëve është e papranushme, siç është e papranushme me ta rrasë kamerën n'gojë pa vullnetin tond.” – shkroi ai.