Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje...
Opinionisti Dibran Hoxha ka përmbysur logjikën e Shkëlzen Gashit për çështjen e Fatmir Limajt, votat e të cilës përfundimisht nuk i dolën të mirëqena Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
Gashi përmes një reagimi në Facebook dje e quajti Limajn “simbol të korrupsionit” dhe “në listë të zezë të ShBA”-së, dhe e e nënkuptoi për të vogël politikisht për të synuar kryeparlamentarin.
“Dojke 'çlirimtari' me u bo kryeparlamentar e mandej rrjedhimisht edhe u.d. i presidentit, e harrojke që i ka veç tri vota, osht simbol i korrupsionit dhe osht n'listë t'zezë t'amerikës”, shkroi Gashi.
Në një replikë ndaj tij, siç vërehet nga referencat e përdorura, Dibran Hoxha ia rrotlloi logjikën.
“Veç tri vota, në listë të zezë të amerikës, simbol i korrupsionit, e na prapë e takum nja 5-6 herë, i ofrum shpërlarje, ai nuk deshti. Kush është ai? Kush jemi ne?”, shkroi ai.