Hoxha: Opozita ka dhjetra fushëbetaja që mund t’i fitoj, qohet e zgjedhë një çështje si Trust-i
Analisti, Ylli Hoxha mendon se insistimi i opozitës rreth çështjes se tërheqjes së Trustit Pensional është i gabuar dhe një metodë jo e mirë opozitare.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ish-anëtari i Vetëvendosjes shkruan se opozita ka mundësi të bëjë opozitarizëm për çështje tjera dhe t’i fitoj ato për shkak, siç thotë ai, të paaftësive të pushtetit.
‘Opozita i ka dhjëtera fushëbeteja që mund t’i zgjedhë dhe që besa shumë prej tyre t’i fitojë si pasojë e pamundësive, paaftësive ose ngathtësive të pushtetit! Këtë përparësi ta jep opozita! E jona çohet edhe e zgjedhë për betejë një çeshtje si Trusti, që e portreton atë si totalisht joserioze, dhe të cilën e hupë dy herë rend! Ku jeni nise me keto mend, o legjenda!” – shkruan Hoxha.
