Hoxha: Motoja 50 me 50 për barazi gjinore është një sfidë për PDK-në
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti gjithmonë e ka sfiduar vetën përbrenda.
Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ku është mbajtur paneli i katërt i diskutimit me temën “Gratë, Hapësirat Publike dhe Kultura”, ajo ka thënë se motoja 50 me 50 për barazi gjinore është një moment i ri.
“Në beteja të ndryshme, në kontekstë të ndryshme, gjithmonë përtej sfidës nga të tjerët PDK e ka sfiduar veten e vet përbrenda dhe ky është një moment i tillë.Nëse flasim për hapësirën publike, normalisht që ajo nuk mund të shkoqitet jashtë qytetit dhe jashtë hapësirës ku ne jetojmë, banojmë dhe punojmë, por hapësira si e tillë lidhet me gjithcka që ne bëjmë dhe veprojmë në jetën tonë, sepse shquhet me të hapurit e saj karshi cdo kategorie njerëzore, edhe në kuptim gjinor. Prandaj, si e tillë duhet të garantoj që është aty me të hapurti e saj për t’i përfaqësuar të gjitha kategoritë barabartësisht, por që moti ky balanc nuk ekziston aty, sepse hapësira publike nuk është gjithmonë neutrale sidomos ndaj aspektit gjinor”, ka deklaruar ajo.