Hoxha enigmatik, flet për ca “shqipfolës” që citohen në Serbi: Imagjinojnë krime të shqiptarëve mbi serbët - NACIONALE

Hoxha enigmatik, flet për ca “shqipfolës” që citohen në Serbi: Imagjinojnë krime të shqiptarëve mbi serbët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka kritikuar disa njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë politikisht, të cilët i ka quajtur “shqipfolës”.

Hoxha duket se është nervozuar me qëndrimet e këtyre karshi Qeverisë së Kosovëës dhe veriut të vendit.

Në shkrimin e tij, ai ka thënë se ata imagjinojnë “krime të shqiptarëve mbi serbët”.

Ca shqipfolës, të cilët dalin çuditërisht shumë nëpër mediet e Kosovës dhe të Tiranës edhe pse nuk përfaqësojnë asgjë politikisht dhe nuk pretendojnë të jenë analistë, janë bërë emra të njohur në mediet serbe. Atje ata quhen opozitarë të Kurtit. Madje konsiderohen të rrezikuar. Dallimi i tyre prej Sanuloviçit është se ky u rrah fort nga njerëz të rendit dhe ligjit në Beograd. Arsyeja: vendosi lule në varrin e një vajze të vogël të vrarë prej forcave serbe. Ndërsa këta analistët shqipfolës janë bërë të njohur për mediet serbe sepse imagjinojnë krime të shqiptarëve mbi serbët” – ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme