Hoxha: Kosova nuk do të jetë më njësoj pas 16 shtatorit, presim kthimin e ish-krerëve të UÇK-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se 16 shtatori mund të shënojë një moment të ri për Kosovën, me përfundimin e pritshëm të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se ky proces nuk ka prekur vetëm të akuzuarit dhe familjet e tyre, por ka rëndësi edhe për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit.
Sipas saj, Kosova ndodhet në një prej momenteve më të rëndësishme që nga përfundimi i luftës dhe shpallja e pavarësisë.
“Tani unë shpesh e them që ata njerëz e kanë shlyer borxin ndaj Kosovës një herë e një herë e një herë e edhe këtë herë, por Kosova është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi dhe nga shpallja e pavarësisë dhe ky proces është ka qenë i vështirë për ta, për familjet e tyre, por vendimi për këtë proces e krejt kosovën, jo vetëm të kaluarën e Kosovës, por edhe të ardhmen. Kosova nuk ka me qenë më njësoj mbas 16 shtatorit”, ka thënë Hoxha.